November 29, 2021
Portali Shprehja

Policia zbulon laborator për prodhim të narkotikëve në Mramor të Prishtinës, ndalohet një i dyshuar

Policia e Kosovës ka hasur në një laborator për kultivimin e narkotikëve në fshatin Mramor të Prishtinës, në lidhje me të cilin rast ka ndaluar një person.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria përmes një komunikate për medie.

Tact Watches

“Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet L.S., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, nga neni 272 Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se Prokuroria ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, ashtu që me aprovim të gjykatës kompetente dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, nga bastisja e realizuar në fshatin Mramor, në shtëpinë me qira të dyshuarit të lartcekur, është identifikuar një laborator për prodhimin e substancave narkotike, po ashtu janë gjetur dhe sekuestruar tridhjetegjashtë (36) bimë narkotike të llojit marihuanë.

“I dyshuari ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa prokurori i çështjes, do t’i ndërmerr veprimet e tjera procedurale ndaj tij”, thuhet në fund. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Shpërthim në një lokal në Fushë Kosovë, dyshohet për eksploziv

admin

Një muaj paraburgim për serbin të cilit iu gjetën 11 kilogramë marihuanë në veri të Mitrovicës

admin

Arrestohet një person për vjedhje në Vushtrri

admin

Leave a Comment