November 28, 2022
Portali Shprehja

Politikani ukranias prorus nën sanksionet e SHBA-ve ka marrë nënshtetësinë e Maqedonisë

Në skenën politike të Ukrainës, emri i Oleksandr Onishchenkos përmendet si një ish-ligjvënës që u largua nga vendi në vitin 2016 pasi Komisioni Kundër Korrupsionit hapi një hetim ndaj tij për pastrim parash dhe korrupsion.

Por sipas portalit Prizma Onishchenko ka fituar nënshtetësinë e Maqedonisë së Veriut në cilësinë e sportistit në sportet e kërcimit me kalë, ku ai si pjesëtar i përfaqësueses së Maqedonisë fitoi vendin e shtatë në botë në një kompeticion të mbajtur në Saint Tropez”, përcjell INA.

Megjithatë ai gjendet listën e personave të sanksionuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të cilën ai u vendos në janar 2021, si “anëtar i rrjetit rus për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të SHBA”.

Pesë muaj pas marrjes së shtetësisë së Maqedonisë së Veriut, ai po garon nën flamurin e këtij vendi. Profili i tij në facebook është mjaft i pasur pasi që ai shpesh udhëton nga Monte Karlo në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe destinacione të tjera të njohura turistike evropiane. Tekstin e plotë lexojeni KËTU. (INA)

Të Ngjajshme

Transportuesit privat do të bllokojnë nesër udhëkryqin te “Mavrovasja” me 30 autobusë

Bie bora e parë në Strazhë

admin

Shumë zanate janë drejt zhdukjes

Leave a Comment