September 22, 2020
Portali Shprehja

Pompeo pret në takime të ndara Hotin e Vuçiqin

Sekretari amerkan i Shtetit, Mike Pompeo do t`i pres në takime të ndara kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas njoftimit të Departamentit amerikan të Shtetit, takimi i parë do të zhvillohet me Vuçiqin në orën 11:30 me kohën lokale në SHBA, ndërsa ai me Hotin në orën 14:00 poashtu me kohën lokale, transmeton Klan Kosova.

Para këtij takimi, Hoti dhe Vuçiq në praninë e presidentit amerikan Donald Trump do të bëjnë nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë.

Sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë, Trump pas kësaj do të mbajë një takim privat i cili është trilateral me Hoti dhe Vuçiqin.

Në këtë njoftim nuk është përmendur se çfarë lloji marrëveshje pritet të nënshkruhet, transmeton Klan Kosova.

Të Ngjajshme

Premtohen 100 milionë dollarë investime në Kosovë

admin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendosin sanksione Iranit

admin

“Shqiptarët dhe realiteti I ri politik në Mal të Zi”

admin

Leave a Comment