May 12, 2021
Portali Shprehja

Popovski: Politikanët dhe sektori i biznesit duhet të jenë të kujdesshëm me deklaratat lidhur me sektorin bankar

Spekulimet në lidhje me stabilitetin e bankave mund të çojnë në një stampedo drejtë bankave dhe të gjunjëzojnë  gjithë sektorin bankar, paralajmëron profesori dhe ish-Ministri i Financave, Nikolla Popovski, në paraqitjen sotme në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat . Ai theksoi që politikanët dhe njerëzit e tjerë me ndikim në sektorin e biznesit duhet të jenë të kujdesshëm me  deklaratat publike.

Ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm. Ata kanë privilegjin që deklaratat e tyre të ndajnë me publikun, përmes mediave. Një qytetar i zakonshëm ose një ekspert nuk mund të dalë në mediume, ndërsa këta transmetohen, por fatkeqësisht nuk janë vetëm politikanët. Ekziston një numër i madh i njerëzve të shquar në botën e biznesit që mendojnë se bankat janë organizata humanitare, se ato duhet të kontribuojnë në zhvillimin e biznesit të tyre, dhe nuk e kuptojnë se edhe banka është biznes”, tha Popovski.

.

Të Ngjajshme

Strugë-Qafëthanë, Nikollovski pa përgjigje për rindërtimin e rrugës

admin

Komitet për bashkëpunim ekonomik mes RMV-së dhe Greqisë

admin

Qytetarët: Veprimi i Artan Grubit, për pikë politike!

admin

Leave a Comment