March 20, 2023
Portali Shprehja

Portieri i dhuron 700 kg çokollata shokut të ekipit, klubi i “sekuestron”

Bayern Munchen ka lënë De Ligtin pa çokollata. Portieri Sommer i premtoi shokut të tij të skuadrës një kamion plot me çokollata zvicerane për ta falënderuar që shpëtoi në vijën fatale një gol të sigurt në ndeshjen ndaj PSG, kur rezultati ishte 0-0.

Premtimin e mbajti dhe i dërgoi në shtëpi holandezit rreth 700 kg çokollata, por klubi “konfiskoi” mallin dhe çokollatat ia dërgoi bankës ushqimore të Bavarisë.

Lajmin e bëri të ditur gazeta “Münchner Merkur”: “Dhjetë minuta para mbërritjes në Mynih, na thanë që kamioni nuk mund të shkonte në destinacion. Nuk e morëm vesh fillimisht ku qëndronte problemi, por kuptuam që urdhri vinte nga klubi i Bayern. Na thanë të shkonim te banka ushqimore e qytetit”.

.

Të Ngjajshme

Putin: Kam shqyrtuar propozimin e Kinës për të gjetur një zgjidhje për luftën në Ukrainë

Nuk do të gjobiten kompanitë që morën energji të lirë dhe nuk i ulën çmimet

Maqedonia e Veriut po vonohet me ratifikimin e marrëveshjeve nga procesi i Berlinit

Leave a Comment