September 27, 2022
Portali Shprehja

Posedonte incizime intime në mes të miturve, arrestohet një person në Prishtinë

Një person i moshës 16 vjeçare është arrestuar pasi kishte në posedim incizime intime mes të miturve.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 31 gusht, rreth orës 20:00, në Prishtinë.

Siç bëhet e ditur në raport, në cilësi të provave materiale është konfiskuar telefoni i të dyshuarit.

“Pas një pune hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i mitur i moshës 16 vjeçare mashkull kosovar i cili kishte në posedim incizime intime mes të miturve. Në cilësi të provave materiale është konfiskuar telefoni i të dyshuarit”, thuhet në raport.

Tutje sipas raportit, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Goditet për vdekje një person në Podujevë

admin

Vdes një femër në Drenas, kishte shenja dhune

admin

Dyshon se gruaja i hodhi “diçka të dëmshme” në ushqim, burri nga Skenderaj merr tretman mjekësor në QKUK  

admin

Leave a Comment