December 5, 2022
Portali Shprehja

Prapaskena e treguar nga Camavinga: “Benzema u largua pa na njoftuar…”

Pas humbjes së Katar 2022 nga Nkunku dhe Benzema, të cilët nuk do të marrin pjesë në Botëror për shkak të dëmtimeve, te Franca në stërvitje mungoi edhe Eduardo Camavinga. Mesfushori i Real Madrid, siç raportojnë mediet spanjolle ka ndjerë probleme dhe si rezultat nuk doli në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit dhe kjo ndodh vetëm pak ditë para debutimit të Francës në Botëror.

Stafi francez nuk dëshiron të rrezikojë dhe prandaj Camavinga duhet të humbasë ndeshjen e së martës kundër Australisë, por Botërori i tij nuk është në rrezik. Fituesi i Topit të Artë, Karim Benzema nuk do të mund të marrë pjesë në Kupën e Botës në Katar që filloi dje…

Kampioni i Real Madridit ka dëmtuar kuadricepsin e kofshës së majtë në stërvitje. Një zhgënjim i madh për sulmuesin, por edhe për bashkëlojtarët e tij siç ka shpjeguar Eduardo Camavinga, i cili ka folur në konferencën për shtyp për humbjen e sulmuesit francez.

“Ne e dinim në mbrëmje që ai nuk ishte në dispozicion, por ai nuk mund të na tregonte sepse u largua shumë herët në mëngjes (mëngjesin e së dielës) pa na njoftuar fare. Lajmin e mora me mesazh, ai ishte i zhgënjyer që nuk mund të luante në këtë kompeticion. Është një goditje e rëndë, por ne kemi shumë lojtarë të mirë dhe do të luftojmë për të gjithë ata që nuk kanë pasur rastin të vijnë këtu”.

Didier Deschamps, në një intervistë për Telefoot, në pyetjen e thatë “A do të zëvendësohet Benzema?”. Deschamps u përgjigj po aq prerë “Jo”. “Nuk është apokalipsi. Jo një kënaqësi, ne kishim humbur tashmë Kristoferin (Nkunku). Ne kemi një objektiv dhe grupi e di se çfarë na pret. Kemi një grup cilësor, kam besim tek ata. Do të bëjmë gjithçka që mundemi në këtë ndeshje të parë kundër Australisë. Karim nuk do të zëvendësohet”.

Deschamps: “Grupi ka shumë ambicie, por ne nuk duhet ta shohim veten më të bukur se sa jemi. Le të fillojmë të mendojmë për një kundërshtar në një kohë. Tre kundërshtarët e parë të grupit, objektivi i parë është të kapërcejmë grupin dhe të kalojmë në 1/16”. “Dembélé është një kandidat në një zone specifike. Ai pati një fund shumë të mirë të sezonit, ishte vendimtar, ai është një burim i rëndësishëm, Ousmane ka një kokë të mirë”.

.

Të Ngjajshme

SUPER HEROI I KROACISË QUHET LIVAKOVIC | Mbarron ëndrra e Japonisë, Kroacia në çerekfinale (PAMJET)

admin

JAPONIA GJEN GOLIN BEFASUES!!! VAR akordon, por legjenda gjermane kishte parashikuar gjithçka 1′ përpara… (PAMJET)

admin

Një Rolex një orë, dy avionë në muaj…; ja çfarë mund të blejë Ronaldo me rrogën te klubi i ri

admin

Leave a Comment