January 28, 2022
Portali Shprehja

Prej nesër shi dhe më ftohtë

Paradite do të ketë dukuri të mjegullës, ndërsa gjatë ditës moti do të jetë me diell, me vranësira të vogla mesatare, të cilat gjatë orëve të pasdites dhe të mbrëmjes gradualisht do të rriten. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor, paralajmëroi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri 4, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 8 deri 16 gradë.

Tact Watches

Në Shkup, paradite moti do të jetë me mjegull, gjatë ditës kryesisht me vranësira, me erë të dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të zbresë deri -1, ndërsa maksimalja do të arrijë 9 gradë.

Prej nesër pason periudha e motit të ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, ndërsa në male dhe viset më të larta me borë. Temperaturat ditore do të shënojnë rënie të konsiderueshme, informojnë nga DPHM.

Të Ngjajshme

Nga 1 shkurti do të rikthehet transporti publik në Kumanovë

admin

Sedat Ramadani largohet nga LB / E humbëm identitetin me të cilin na njihnin njerëzit!

admin

Alsat: BDI-ja e harroi në burg Rexhail Qerimin!

admin

Leave a Comment