3.7 C
Skopje
December 9, 2019
Informacione Vendi

Prej sot rroga minimale në Maqedoni është 14.500 denarë

Rroga minimale nga dita e sotme shënon rritje për rreth 2.000 denarë dhe është 14.500 denarë. Krahasuar me vitin 2017, rroga minimale ka shënuar rritje prej 5.500 denarëve, njoftuan nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Një nga masat qeveritare është që të subvencionojë kontributet prej 600 deri 6.000 denarë për të gjitha kompanitë e sektorit privat që do t’i rrisin pagat e punëtorëve, pavarësisht a janë paga minimale apo më të larta. Subvencionet do të vlejnë për tre vitet e ardhshme. Këto risi vijnë me votimin e Ligjit për pagë minimale dhe Ligjin për subvencionimin e kontributeve. Rroga minimale deri ditë e sotme ishte 12.507 denarë. Këtë herë rritja e rrogës minimale do të vlejë edhe për sektorin publik. Në Maqedoninë e Veriut mbi 90.000 qytetarë marrin rrogë minimale prej 12.500 denarë apo mbi 200 euro.(INA)

Artikuj të ngajshëm

Ziadin Sela ballë për ballë me kumanovarët (Video)

shprehja

A do të pranonte të bëhej presidente? – Flet Mimoza Kusari-Lila 

shprehja

Grubi komenton deklaratën e Menduh Thaçit

shprehja