October 6, 2022
Portali Shprehja

“Pres të zgjohem dhe të jem ende gjallë…” Fjalia befasuese e Mihajlovic lë të shtangur gazetarët

Dy golat e Marko Arnautovic e shpëtuan Bolonjën nga një disfatë që do të kishte qenë vertet serioze. Por situata është e tillë që barazimi 2-2 rrezikon të ketë të njëjtin efekt: pozicioni i trajnerit, Mihajlovic, është në ekuiliber.

Fillimi jo fort i mire i kampionatit (dy humbje dhe tre barazime) e komplikoi situatën, e bëri atë te tensionuar deri në atë pikë sa vajza e trajnerit (Viktorija) reagoi ditët e fundit ndaj aludimeve të rënda duke shpërndarë një mesazh në Instagram. Ajo ishte e zemëruar me ata që përdorin fjalë si gurë te forte dhe shkojnë më tej në kritika, duke prekur aspekte private si shëndeti dhe familja.

Miha nuk përmbahet. Ai i pranon përgjegjësitë e tij, por, në të njëjtën kohë, është po aq i qartë kur flet për forcën e ekipit të tij. Ai do të kishte nevojë për kohë, ai me të vërtetë ka pak në dispozicion. Ndoshta deri në pushimin e radhes. Ose ndoshta edhe më pak, shumë do të varet nga vendimet që do të piqen në orët në vijim pas kafshatës së hidhur të La Spezia-s.

Thashethemet në stolin e rrezikuar nuk e mërzitin trajnerin e Bolonjës. Ai e hesht atë zhurmë në mënyrën e tij. Ai e di që është pjesë e lojës. Ka gjëra të tjera, më të rëndësishme për të menduar. “Për momentin nuk kam asnjë ide – thotë ai duke iu përgjigjur një pyetjeje për situatën e stolit te tij -. Nuk e fashoj kokën para se ta thyej, përpiqem të jap maksimumin dhe të shkoj në rrugën time.

Në futboll, siç thonë, ka trajnerë të shkarkuar dhe ata që do të shkarkohen. Çfarë pres nga nesër? Të zgjohem, të jem ende gjallë dhe të dal në fushë me të njëjten vendosmëri. Atëherë nëse ndodh dicka, le te ndodhe…Kam një ndërgjegje të pastër”.

“Nëse takoj presidentin? Nuk e di, jam gjithmonë në dispozicion dhe nuk kam asnjë lloj problemi, do të shohim. Për të folur me skuadrën zakonisht pres deri ditën tjetër për të analizuar lojën. .”

.

Të Ngjajshme

Divorci i Tom Brady dhe Gisele Bundchen? Mund të jetë i gjithë faji… i CR7!

admin

“Do t’ia thyejmë këmbët burrit tënd”; Bastoni iu përgjigjet kërcënimeve serioze të tifozëve të Barcelonës

admin

Ideatori i stërvitjeve të vështira, ndahet papritur nga jeta krahu i djathtë i Antonio Conte

admin

Leave a Comment