18.5 C
Skopje
July 16, 2019
Informacione Vendi

“PRESIDENCIALET”: Dy BESAT dhe ASH-ja presin vendimet e kryesive partiake

Tact

Partitë politike shqiptare ende nuk kanë përgjigje konkrete ndaj thirrjes së kryeministrit Zoran Zaev për kandidat të përbashkët konsensual.

“Jemi duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale dhe organet e partisë do të marrin vendimin më të pranuar për strukturat tona”, thonë nga Lëvizja BESA, krahu i Afrim Gashit.

Pa vendim të prerë janë edhe partitë opozitare shqiptare. Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se presin vendimin e kryesisë.

“I kemi shqyrtuar disa opsione, në takimin e radhës së Kryesisë me siguri do të definohet qëndrimi”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Ndërsa, nga BESA e krahut të Bilall Kasamit, nënvizojnë se nuk kanë marrë ftesë konkrete nga kryeministri Zaev. Ndërsa presin vendimin e ASH-së për të dalë me kandidat të përbashkët.

“Nuk kemi marrë ndonjë ftesë nga kryeministri rreth çështje. Jemi të fokusuar në fuqizimin e votës shqiptare në maksimum dhe jemi duke punuar në atë drejtim. Nuk kemi dhe bisedime me ASH-në. Nga komunikimi i fundit mbetet që të mbajnë mbledhje të Kryesisë dhe të na njoftojnë a janë të gatshëm të ulemi për biseda. ASH ende nuk ka dhënë përgjigje”, pohuan nga Lëvizja BESA, krahu i Bilall Kasamit.

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Rroftë pasaporta, rroftë Gjermania. Ky vend bashkë më

shprehja

Përveç Katica Janevës edhe një prokuror/e tjetër e involvuar te rasti “Boki 13”?

shprehja

Ky është biznesmeni i shantazhuar që ‘dridhi’ Specialen në Maqedoni

shprehja