December 5, 2022
Portali Shprehja

Presidenti Biden i ofron mbështetje Polonisë

Presidenti Joe Biden i ka ofruar Polonisë mbështetje dhe ndihmë të plotë amerikane lidhur me hetimet mbi shpërthimin pranë kufirit me Ukrainën që u mori jetën dy individëve.

Presidenti Biden foli me homologun polak Andrzej Duda dhe i shprehu ngushëllimet e thella për humbjen e jetëve mbrëmjen e së martës, njoftoi Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate.

Presidenti Duda e informoi zotin Biden lidhur me hetimet e vendit të tij mbi shpërthimin në pjesën lindore të vendit, pranë kufirit me Ukrainën.

Presidenti Biden rikonfirmoi angazhimin e hekurt të Shteteve të Bashkuara ndaj NATO-s. Të dy udhëheqësit u pajtuan që ata dhe ekipet e tyre të qëndrojnë në kontakt të ngushtë për të përcaktuar hapat e duhur ndërsa vazhdojnë hetimet, përfundon njoftimi i Shtëpisë së Bardhë.

Dy persona humbën jetën nga një shpërthim në një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën të martën, thanë zjarrfikësit. Njësitë e specializuara polake në bashkëpunim me aleatët e NATO-s po hetojnë lidhur me njoftimet e pakofirmuara se shpërthimi ishte shkaktuar nga raketa ruse që kanë devijuar objektivat.Shpërthimi të martën ndodhi ndërsa Rusia goditi me raketa qytete të shumta në mbarë Ukrainën. Kievi tha kjo ishte vala më e ashpër goditjeve që nga fillimi i agresionit. Disa nga raketat goditën qytetin Lviv, më pak se 80 kilometra larg kufirit me Poloninë.

Një zyrtar i NATO-s tha se aleanca po shqyrtonte njoftimet dhe po konsultohej nga afër me Poloninë.

Agjencia e lajmeve Associated Press citoi një zyrtar të lartë të zbulimit amerikan të ketë thënë se, shpërthimi në fshatin lindor polak Przewodow ishte shkaktuar nga raketat ruse që kishin rënë në Poloni.

Ndërkohë, Pentagoni dhe Departamenti i Shtetit thanë se nuk mund të konfirmonin se raketat ruse kishin rënë në territorin polak.

“Kemi dijeni mbi njoftimet e shtypit që pretendojnë se dy raketa ruse kanë goditur një zonë brenda Polonisë pranë kufirit me Ukrainën. Për momentin nuk kemi asnjë informacion dhe po e shqyrtojmë situatën edhe më tej”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Gjenerali Patrick Ryder.

Ministria ruse e mbrojtjes i mohoi raportet se raketat ruse kishin rënë në Poloni, duke i cilësuar ato si “një provokim i qëllimshëm që synon përshkallëzimin e situatës”.

Mbrëmjen e së martës, kryeministri polak Mateusz Morawiecki thirri një takim urgjent të komitetit qeveritar për çështjet e sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes, tha në rrjetin Twitter zëdhënësi i qeverisë Piotr Muller.

Radioja polake ZET raportoi se dy raketa “qorre” goditën fshatin Przewodow, duke vrarë dy persona, por pa dhënë detaje të mëtejshme. Fshati ndodhet 6 km nga kufiri me Ukrainën.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha pa ofruar prova, se raketat ruse kishin goditur Poloninë.

Zyrtarë të lartë nga Gjermania, Norvegjia, Lituania dhe Estonia, vende anëtare të NATO-s, thanë se po përpiqeshin të mblidhnin më shumë informacione në bashkëpunim me Poloninë dhe aleatët e tjerë.

“Ky është një incident shumë serioz, por shumë gjëra mbeten të paqarta”, tha Ministrja e Jashtme norvegjeze Anniken Huitfeldt.(VoA)

Të Ngjajshme

Kafja turke, në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s

admin

Pendarovski: Riaktivizimi i Procesit të Berlinit, një lajm i shkëlqyer

admin

Nesër Samiti/Berisha: Populli opozitar do të mbushë rrugët në një protestë të fuqishme

admin

Leave a Comment