11 C
Skopje
October 21, 2018
Offside

Presidenti i federatës i mbyll dyert e Francës, Benzema: Më lini të qetë!

Karim Benzema nuk luan prej 3 vitesh në kombëtaren franceze, në një miqësore kundër Armenisë, ku shënoi 2 gola. Që atëherë, shumë gjëra kanë ndodhur dhe një prej tyre është që Franca ka fituar Kupën e Botës.

Sulmuesi i Real Madridit nuk mundi ta merrte atë medalje në Rusi, sepse nuk është kthyer më në kombëtare dhe me sa duket nuk do të luajë më kurrë për “Gjelat”.

“Kombëtarja ka marrë fund për Benzema”, deklaroi presidenti i federatës franceze Noel Le Graët, në një intervistë për të përditshmen Ouest-France.

Shefi i futbollit francez ia ka mbyllur përfundimisht dyert sulmuesit për shkak të skandalit me “çështjen Valbuena”, që nuk është mbyllur ende. Procesi gjyqësor ka ecur shumë ngadalë dhe kjo ka penalizuar yllin e Realit, i cili tashmë nuk ka më punë me kombëtaren.

Le Graët nuk ka folur për skandalin, por është mjaftuar me shpjegim teknik: “Ndoshta Karim nuk ka qenë në formë perfekte prej kohësh”. Në moshën 30-vjeçare, Benzema e mbyll me kombëtaren me një bilanc prej 27 golash në 81 ndeshje, duke qenë shënuesi i dytë më i mirë në qarkullim, pas Olivier Giroud.

REAGIMI – Karim Benzema e ka zakon që të flasë për mediat kur sulmohet në mënyrë direkte dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe tani, duke iu përgjigjur presidentit të federatës franceze, Noel Le Graët.

“Zoti Le Graët, ju kërkoj të më harroni dhe të më lini të qetë, ju lutem. Franca është kampione bote dhe kjo ka rëndësi. Faleminderit”, shkruan Benzema në Tëitter, duke shtuar “hashtag”-et Mjaft dhe MëLiniTëMarrFrymë.

Edhe ish-agjenti i Benzema, Karim Djaziri, ka reaguar publikisht: “Noel ia ka mbyllur karrierën ndërkombëtare Benzemasë që në qershor, pse flet sërish për të njëjtën gjë? Ç’qëllim ka? Le t’i shkruajë FIFA-s dhe ta lejojë Benzemanë të luajë për një kombëtare tjetër, nëse ka marrë fund”.

Burimi i artikullit

Artikuj të ngajshëm

“Tkurrja” e Kukësit, verilindorët kanë humbur shumë nga një vit më parë

shprehja

Plori u largua, Kastrioti bën gati një “rekordmen” për ta zëvendësuar

shprehja

Real Madrid troket te City, ofron 100 milionë stërlina për idhullin e Pep

shprehja