September 29, 2022
Portali Shprehja

Presidenti italian, Serxho Matarela për vizitë zyrtare në Maqedoni të Veriut

Presidenti i Republikës së Italisë, Serxho Matarela, sonte në orët e mbrëmjes do të arrijë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në Shkup, siç kumtoi Ambasada e Italisë, presidenti Matarela të premten do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski. Pas takimit tet-a-tet, së bashku me delegacionet e veta, burrështetasit do të mbajnë takim pune, ndërsa pas përfundimit të tij është paraparë konferencë për shtyp me gazetarët.

Pas takimit me Pendarovskin, Matarela do të takohet me kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi. Në kuadër të mbledhjes solemne, do t’iu drejtohet deputetëve dhe përfaqësuesve qytetarë dhe fetarë në vend. Më pas, së bashku me presidentin Pendarovski do të përkulen para përmendores së Goce Dellçevit në kishën “Shën Spasi”.

Presidenti Matarella nesër në orët e pasdites do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ndërsa do të ketë takim edhe me përfaqësues të bashkësisë italiane në vend.

Matarella është zgjedhur President i Italisë në janar të 2015 ndërsa në shkurt të 2022 vështë rizgjedhur përsëri në krye të shtetit italian.

Të Ngjajshme

NASA publikoi imazhe që tregojnë se si duket uragani Ira nga hapësira

Kek me qumësht dhe kakao, butësi e shije magjepsëse

Blinken: Aneksimi i territoreve ukrainase nga Rusia “nuk do të njihet kurrë”

Leave a Comment