Me ftesë të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, sot vjen për vizitë zyrtare presidentja e Hungarisë, Katalin Novák.
Zyra e Presidencës njoftoi se presidentja hungareze, Katalin Novák, do të pritet me ceremoni shtetërore.
“Ceremonia e pritjes do të mbahet në sheshin ‘Ibrahim Rugova’, ku do të pritet me gardën ceremoniale në orën 09:20”, thuhet në njoftim.
Pas takimit presidentja Osmani dhe presidentja Novák do të mbajnë konferencë për medie.
Ndërkohë, Policia e Kosovës njoftoi se për shkak të kësaj vizite, trafiku në kryeqytet për disa orë d të devijohet.
Policia bën apel vozitësve që të jenë të durueshëm në komunikacion.