May 26, 2022
Portali Shprehja

Presidentja e parë grua në Hungari, merr zyrtarisht detyrën

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, e cila sapo ka marrë detyrën, ka dënuar pushtimin e Rusisë.

Tact Watches

Ajo ka bërë me dije se vizitën e parë do ta zhvillojë në Poloni gjatë të premtes kur mori zyrtarisht detyrën.

‘Reuters’ raporton se Hungaria ka refuzuar të dërgojë armë në fqinjin e saj, Ukrainë dhe ka kundërshtuar vendosjen e embargos për naftën ruse.

Këto qëndrime kanë forcuar lidhjet mes Budapestit dhe Varshavës, qeveritë nacionaliste të të cilave kanë aleancë të gjatë brenda BE-së.

Novak, ish-deputete e Fidesz dhe aleate e kryeministrit, Viktor Orban u zgjodh presidente në mars. Ajo është presidentja e parë grua në Hungari.

“Ne e dënojnë agresionin e Putinit dhe pushtimin e armatosur të një shtetit sovran. I themi jo çdo përpjekje për rikthimin e Bashkimit Sovjetik”, tha Novak.

Presidentja ka nënvizuar se Hungaria plotëson detyrimet si anëtare e BE dhe NATO-s.

“Hungaria nuk është një vend neutral”, tha Novak duke shtuar “ne qëndrojnë në krahun e viktimave të pafajshme dhe drejtësisë”.

.

Të Ngjajshme

Flamuri evropian mbush 33 vjet

Sulmuesi i shkollës në Texas i kishte treguar një vajze në Gjermani për planin e tij

Bislimovski: Shteti nuk do të lejojë rritje të madhe të çmimit të energjisë elektrike

admin

Leave a Comment