January 27, 2021
Portali Shprehja

Presidentja greke firmos dekreti për zgjerimin e kufirit detar me 12 milje

Greqia zgjeron zyrtarisht kufirin detar përballë bregut shqiptar me 12 milje. Plani i për të zgjeruar kufirin territorial nga 6 në 12 milje në det do të fillojë në Jon në brigjet perëndimore.

Dekreti presidencial i nënshkruar nga presidentja Katerina Sakeropulo vërteton se bisedimet e Edi Ramës me ministrin e jashtëm grek Nikos Dendias për dërgimin e çështjes në Hagë është një maskim i vendimit të fshehtë të Shqipërisë për të lejuar Greqinë të zgjerojë kufirin pa bisedime.

Më një dekret të nënshkruar nga presidentja Katerina Sakeropulo Greqia zgjeron zyrtarisht kufirin detar përballë bregut shqiptar me 12 milje.

Plani i Greqisë për të zgjatur kufirin e saj territorial nga 6 në 12 milje në det do të fillojë në Jon në brigjet perëndimore, jo në Egje ose Mesdheun Lindor ku Turqia po pretendon ujërat. Ky vendim i Greqisë fakton se bisedimet e kryeministrit Edi Rama me ministrin e jashtëm grek Nikos Dendias për dërgimin e çështjes në Hagë, rezulton një maskim i vendimit të fshehtë të Shqipërisë për të lejuar Greqinë të zgjerojë kufirin pa bisedime.

Dekreti presidencial është paraqitur në Këshillin e Shtetit pas një vizitës së Ministrit të Jashtëm Nikos Dendias në Shqipëri, ku të dy vendet u dakordësuan për mosmarrëveshjen e tyre mbi tyre kufijtë në Detin Jon dhe vendosen që çështjen ta dërgojnë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Greqia synon të shtyjë kufijtë e saj të detit në veri të ishullit të Korfuzit, i cili kundërshtohej nga Shqipëria, por të dy palët thanë se donin një zgjidhje diplomatike, ndryshe nga Turqia e cila ka dërguar një anije kërkimi të energjisë dhe anije luftarake jashtë ishullit Grek Kastelorizo.

Sipas medieve greke marrëveshja me Shqipërinë për të vendosur Hagën të përcaktojë kufirin, mund të realizohet pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, por shqetësues për grekët mbetet qëndrimi i presidentit Ilir Meta pasi vetëm nënshkrimi i Kryeministrit Edi Rama nuk është i mjaftueshëm sipas Kushtetutës shqiptare.

Greqia ka treguar se mund të lëvizë për të zgjeruar kufijtë e saj të deteve në Egje dhe Mesdheun Lindor, për të cilat Turqia ka deklaruar se mund të bëhen një shkak për luftë, me rritjen e tensionit nga planet e kërkimit të gazit që Turqia mund të kryejë jashtë Rodosit dhe Kretës./SYRI TV

Të Ngjajshme

Finalja me Serbinë, profesori tregon zgjidhjen: Ja opsioni që e mbështesin ndërkombëtarët

admin

Premtimi i Ramës – Ku janë vaksinat e Janarit?!

admin

Ali Ahmeti apo Albin Kurti, shpërthen debati në Prishtinë?!

admin

Leave a Comment