October 6, 2022
Portali Shprehja

Presidentja Osmani do të marrë pjesë në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, janë ftuar krahas homologëve nga vende të ndryshme të botës, për të marrë ftesë në ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II.

Të dielën, ata janë ftuar të marrin pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III për krerë shtetesh dhe bashkëshortët e tyre nga mbarë bota, të cilët do të jenë prezent në varrimin e Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth II, e cila ndërroi jetë më 8 shtator. Të hënën ndërkaq do të jenë prezent në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II, e më pas në pritjen e organizuar nga Sekretari për Punë të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.

Gjatë qëndrimit në Londër, Presidentja Osmani do të takohet edhe me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Britanik, Sir Lindsay Hoyle.

Në mesazhin e saj ngushëllues për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, Presidentja Osmani e ka cilësuar monarken më jetëgjatë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, frymëzim për brezat që vijnë dhe në të njëjtën kohë duke ngushëlluar popullin e Mbretërisë së Bashkuar, ka potencuar se ai i ka ardhur në ndihmë Kosovës në ditët më të errëta.


Të Ngjajshme

Si ta aplikoni në mënyrën e duhur korrektorin e syve

7 truke për ta bërë të lumtur partnerin në shtëpi

Gruaja e Sabri Fejzullahut si tigreshë kur e takon Vjollca Haxhiun

Leave a Comment