May 23, 2022
Portali Shprehja

Presidentja Vjosa Osmani në Panama

Presidentja Vjosa Osmani është pritur nga presidenti i Panamasë, Laurentino Cortizo Cohen.Sipas njoftimit nga Presidenca, të dy diskutuan për të hapur kapituj të rinj të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.

Tact Watches

“Përgjatë takimit, ndër të tjera diskutuam hapat e mëtejmë për ta forcuar bashkëpunimin ndërshtetëror në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, përfshirë tregtinë, arsimin, kulturën, ndërmarrësinë si dhe për përkrahjen që i duhet Kosovës në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, shkroi presidentja në llogarinë e saj në Facebook.

Osmani ka vlerësuar lartë marrëdhëniet miqësore në mes të dy vendeve si dhe përkushtimin për ta forcuar tutje bashkëpunimin në fushat e interesit të përbashkët.

“Si një ndër shtetet me ndikimin më të madh në rajonin e Amerikës Latine, Panamaja ka mbështetur Kosovën për më shumë se një dekadë në të gjitha përpjekjet tona për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe për fuqizim të pozitës sonë në botë” , theksoi Presidentja Osmani gjatë takimit.

Presidentja Osmani dhe Presidenti Cortizo gjithashtu kanë diskutuar për hapat që do të ndërmerren për ta forcuar bashkëpunimin ndërshtetëror në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, përfshirë tregtinë, arsimin, kulturën e ndërmarrësinë si dhe për përkrahjen që i duhet Kosovës edhe më tutje në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Presidentja përmendi edhe potencialin për investime të huaja në Kosovë, si mundësi e mirë e shkëmbimit ekonomik në mes të dy vendeve.

Po sipas njoftimit për media, gjatë vizitës zyrtare në Panama, Presidentja Osmani është duke realizuar takime me udhëheqës të lartë shtetëror, komunitetin e biznesit, ndërmarrës si dhe ka marrë pjesë në disa iniciativa të ndryshme kulturore.

Presidentja Osmani gjithashtu do të përurojë shtatoren e Shën Terezës në një ceremoni të organizuar bashkë me Ministren e Jashtme të Panamasë, Erika Mouynes dhe me Kryepeshkopin e Panamasë, José Domingo Ulloa.

 

Të Ngjajshme

Automjetet “Retro” ekspozohen në Sarandë

admin

“Mund të kemi lëvizje pozitive”, në Kosovë ka optimizëm për liberalizim të vizave në fundvit

admin

Albanese ka disa shqiptarë në partinë e tij

admin

Leave a Comment