October 1, 2023
Portali Shprehja

Pret ta shkelë ligjin për herë të tretë? – Shaqiri nuk ia merr kompetencat Merkos

Gazetar: Miki Trajkovski

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, nuk ka ndërmend të heqë kompetencat e kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, për shkak të emërimit të paligjshme të drejtorëve në disa shkolla fillore në Strugë, edhe pse ai në mënyrë indirekte pranon se ka pasur shkelje të ligjit. Shaqiri i jep Merkos edhe një shans tjetër duke shpallur pesë konkurse të reja për drejtorë.

Agjencia Kundër Korrupsionit ka ngritur kallëzim penal kundër Merkos për vendosjen e paligjshme të një drejtori në shkollën e fshatit Veleshtë.

-Kjo do të thotë për ju se vendimet e Komisionit Antikorrupsion nuk kanë peshë në Prokurori?

“Nuk keni vendime përfundimtare, keni rekomandime, e dini që KSHPK i bën rekomandimet në Prokurori, nuk keni çështje të mbyllura”, përgjigjet Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit.

Prokuroria Themelore Publike thotë se lëndët janë në procedurë parahetimore dhe se Prokuroria

Publike në Strugë ndërmerr veprime dhe siguron prova të nevojshme për verifikimin e pretendimeve.

Aleanca për Shqiptarët kërkoi që Merkos t’i merren kompetencat për emërimin e drejtorëve, pasi Komisioni Antikorrupsion konstatoi se  në shkollat e Veleshtës , Podgorcës, Llabunishtës, Radolishtës dhe në shkollën fillore Vëllezërit Milladinov në Strugë janë vendosur drejtorë që nuk i plotësonin kushtet.

Që ironia të jetë më e madhe, Merko po këta drejtorë i ka zgjedhur për herë të dytë./ Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Vuçiq flet sërish për sulmin terrorist në Banjskë, thotë se do të dalë “me dëshmi” të reja

Dua Lipa në filmin kinematografik, sëbashku me John Cena

Kasami: Nuk do të votojmë për ndryshimet Kushtetuese, kërkojmë të hiqet 20%

admin

Leave a Comment