November 25, 2020
Portali Shprehja

Prezantohet platforma kombëtare për mësim nga distanca

Më 1 Tetor, vitin e ri shkollor më mësim nga distanca nuk do ta fillojnë 40 mijë fëmijë. Ministrja e Arsimit, Milla Carovska tha se për të njëjtit mësimi do të sigurohet nga Televizioni kombëtar dhe duke ua dërguar materialet në shtëpi. Ndërsa Carovska prezantoi Platformën Kombëtare për mësim nga distanca tha se periudha vijuese është shumë e shkurtër që fëmijëve në fjalë tu sigurohet zgjidhje për mësim online.

40 mijë fëmijë sigurisht nuk do të kenë pajisje teknologjike të cilat mund ti shfrytëzojnë në kushte shtëpie. Kjo është gjendja që e kemi gjetur dhe që nuk mund ta tejkalojmë për një periudhë nji mujore. Prandaj, për të gjithë ata fëmijë do të kemi orë mësimi në televizionin kombëtar, në kanalet tashmë të siguruara ku do të dëgjojnë mësimet e shkollës. Ndërsa kjo e fundit, duhet tu printoj materiale dhe t’ua dërgoj fëmijëve në shtëpi dhe anasjelltas”-tha Milla Carovska, ministre e Arsimit.

Ministrja e re e arsimit Carovska u shpreh e shqetësuar për gjendjen në arsim. Për gjendjen e vështirë në këtë sektor ajo fajësoi paraardhësit e saj në 15 vitet e fundit.

Shumë sfida janë para nesh, qasja drejtë pajisjeve teknologjike dhe lidhja e internetit. Sikur të ishte investuar mjaftueshëm në arsim  në 15 vitet e kaluara këto probleme nuk do I kishim sot. Dhe sikur të kishin kujdes se çfarë marrëveshje po firmosin për tu lidhur me internet. Unë kam biseduar edhe me kryetarët e komunave dhe drejtorët, detyrë për funksionimin e objekteve dhe qasjes në internet është përgjegjësi e tyre”-pohoi Mila Carovska, ministre e Arsimit.

Platforma Kombëtare për mësim nga distanca mundëson që nxënësi përmes telefonit ose kompjuterit ta sheh klasën dhe mësimdhënësin dhe do të mund t’i shfrytëzojë të gjitha materialet audio dhe video të vendosura në platformë dhe të punojë detyrat e shtëpisë. Gjithashtu do të ketë edhe kuize të shpejta, teste dhe përmbajtje të tjera innovative. E njëjta është përshtatur që të funksionoj në 5 gjuhë. Gjithashtu, në këtë platformë nxënësit do të mund të propozojnë përmirësim dhe ndryshim të platformës dhe në mënyrë të drejtpërdrejt do të kyçen në përpunimin e vendimeve që ata i vlerësojnë të përshtatshme për to.

 

Melihate Rustemi                                    

Të Ngjajshme

Mickoski bën thirrje për protesta: Të mbrojmë identitetin maqedonas

admin

KSI të premten do të shqyrtojë kërkesën për karantinim të Prilepit

admin

Zaev: Bullgaria është miku ynë, Jugosllavia na ka mbajtur të ndarë

admin

Leave a Comment