February 28, 2021
Portali Shprehja

Prilep, kapet grupi kriminal i shitjes së drogës

Policia ka arrestuar gjashtë persona për shitjen e lëndëve narkotike heroinë, kokainë dhe amfetaminë, gjatë aksionit të një dite më parë në Prilep. Gjatë bastisjes në 16 lokacion të ndryshme, janë konfiskuar para dhe tre automjete, për të cilat policia pohon se ka dëshmi se burojnë nga shitja e drogës. Po ashtu është konfiskuar edhe  marijuhanë e kokainë, por edhe telefona celular e lëndë të tjera. Zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski deklaroi se organet përkatëse, prej në shtator të vitit të kaluar kanë kryer hetim kriminalistik për më tepër persona të përfshirë në shitjen e palejuar të drogës në rajonin e Prilepit. Ndërsa kanë konfirmuar se ky grup kriminel, ka bashkëpunuar edhe me policë të cilët i kanë shfrytëzuar që të mos marrin masa ndaj tyre.

Kuptohet, hetimi vazhdon, posaçërisht në drejtim të përfshirjes edhe të nëpunësve të policisë, të cilët kanë bashkëpunuar me këtë grup kriminel, e kuptohet se edhe për ata do të ketë përgjegjësi penale. // Tek të arrestuarit e mbrëmshëm nuk ka nëpunës të policisë, por siç thash kemi dëshmi për involvim, respektivisht bashkëpunim për nëpunës të policisë me këto struktura kriminele. Punojmë që në të ardhmen të ketë përgjegjësi penale edhe për ata- deklaroi  Toni Angellovski, zëdhënës i MPB-së.

.

Të Ngjajshme

461 gjoba për mosmbajte të maskave mbrojtëse

admin

Shkup, 269 gjoba për mosrespektim të rregullave në trafik

admin

Mbyllet një lokal në Shkup, 6 persona shoqërohen në polici

admin

Leave a Comment