September 27, 2020
Portali Shprehja

Prindërit e fëmijëve deri në 6 vjeç, të lirë nga puna

Masa për lirimin e prindërve me fëmijë deri 10 vjeç për momentin vlen vetëm për prindërit e fëmijëve parashkollorë, shprehet ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska. Zgjatje do të ketë edhe për pushimin e lindjes derisa ky vendim të ndryshojë nga Qeveria. Sipas saj, çerdhet po i bëjnë përgatitjet e fundit për pranimin e fëmijëve nëpër çerdhe me 9 shtator, përkatësisht të mërkurën e ardhshme.

“Ende nuk ka ndryshime në masat e rekomanduara nga Qeveria, që do të thotë se për personat e sëmurë kronik, nënat në pushim të lindjes dhe nënat e fëmijëve nga 0 deri në 6 vjeç, vlen masa masa për mos të shkuar në punë. Sipas dekretit qeveritar të 8 korrikut, prindërit e fëmijëve 6 dhe 10 vjeç- fëmijë shkollorë- janë kthyer në punë. Vetëm prindërit e fëmijëve deri në moshën 6 vjeç, mosha parashkollore, janë në shtëpi për t’u kujdesur për fëmijët e tyre- deklaroi Jagoda Shahpaska- Ministre e punës dhe politikës sociale.

Të Ngjajshme

Filipçe: Hapja e kufijve, e njëkohësishme dhe pa PCR test

admin

S’ka akoma konkurs për Avokatin e Popullit, Stoillkovski: Avokati, me propozim të opozitës

admin

Dyfishohet numri i parashtresave për mosrespektim të të drejtave të punëtorëve

admin

Leave a Comment