November 23, 2020
Portali Shprehja

Prindërit keqtrajtojnë dhe braktisin fëmijët në Mitrovicë

Dy persona (babai dhe nëna) kanë keqtrajtuar dhe braktisur fëmijët e tyre.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 12:00, në Mitrovicë.

Siç thuhet në raport, njëri nga prindërit (babai) është arrestuar dhe më pas në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që i njëjti së bashku me bashkëshorten e tij dyshohet se kanë kryer veprën e ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’, ndaj fëmijëve të tyre. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Plagoset një 19-vjeçar në Prizren

admin

Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë

admin

Për dhjetë muaj, Prokuroria e Pejës ka parashtruar 107 kërkesa për sekuestrim

admin

Leave a Comment