November 29, 2020
Portali Shprehja

Prishja e objekteve të paligjshme në Ohër, në harresë

Tashmë tre muaj nuk ka pasur aktivitete në Ohër për të prishur objektet e ndërtuara në mënyrë të paligjshme dhe për t’i kthyer plazhet në gjendjen e tyre origjinale. Veprimet duket se janë ndalur pavarësisht nga fakti që Kryetari i Ohrit, Konstantin Gjeorgjieski njoftoi se ato do të vazhdojnë pas 15 gushtit. Më 10 korrik, objekti fundit ishte baza prej betoni e Nefi Useinit nga radhët e BDI-së. Nga komuna tani thonë se është punuar mbi vlerësimet.

Komuna e Ohrit:

“Komuna e Ohrit tashmë ka filluar aktivitetet për largimin e objekteve të paligjshme, sipas dinamikës së përcaktuar. Siç është planifikuar, prishen objektet te të cilët ku nuk ka pengesa ligjore dhe aktivitete për prishje …”

 

Është fakt që në Ohër me intensitet të madh prisheshin objekte në periudhën parazgjedhore. Sektori joqeveritar thotë se komuna duhet të vazhdojë me aksionin në mënyrë që të mos ketë përshtypje tjetër.

“Ohri SOS edhe gjatë aktiviteteve që u kryen në bregun e liqenit të Ohrit, me pretendimin e prishjes së objekteve të paligjshme, thoshte se me siguri bëhet fjalë për mbledhjen e pikave të vogla politike për shkak të kohës së vetë aktivitetit”- tha Dragana Velkovska-Ohër SOS.

Nga Ohri SOS thonë se më 7 gusht u kërkuan institucioneve të paraqesin një plan të detajuar me dinamikë, faza dhe afate konkrete për prishjen e objekteve të paligjshme, por deri më tani nuk kanë marrë përgjigje. Autoritetet lokale në Ohër pohuan se gjithçka që është ndërtim i paligjshëm do të shkatërrohet, por se procesi nuk do të jetë i lehtë, gjithçka nuk mund të hiqet menjëherë. Nuk ka asnjë aktivitet në Strugë në këtë drejtim, ndërsa Kryetari i komunës Ramiz Merko disa herë këmbëngulte se atje nuk ka ndërtime pa leje. Kryeministri Zaev, në një tubim parazgjedhor në Strugë më 1 korrik, i tha Merkos se plazhet në Strugë do të kthehen në gjendjen e tyre origjinale dhe nëse komuna nuk vepron, Qeveria ka të drejtë t’ia marrë kompetencat dhe të kryejë procedurën plotësisht. Por as nga kjo nuk ka asgjë.

Miki Trajkovski

Të Ngjajshme

Masat e deritashme po japin rezultate, nuk ka nevojë për kufizime të reja

admin

Vazhdojnë negociatat me Bullgarinë

admin

Moti sot me vranësira i shoqëruar me reshje shiu në orët e pasdites

admin

Leave a Comment