May 11, 2021
Portali Shprehja

Prishtina nuk e ekstradon Afrim Ismailoviçin, gjykata thotë se kërkesa ishte refuzuar më herët

Kosova refuzon ekstradimin e Afrim Ismailoviq, i dënuar me burg të përjetshëm në rastin “Monstra”. Në vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Departamenti Special ka hedhur poshtë kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, mbi bazën e vendimit paraprak gjyqësor i cili ka refuzuar ekstradimin.

Refuzohet kërkesa për ekstradim e Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës. Nuk lejohet ekstradimi i Afrim Ismailoviçit nga Republika e Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për shkak se kërkesa për ekstradim ishte refuzuar me vendimin e formës së prerë të gjykatës”, thuhet në  aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Vendimi i Gjykatës së Prishtinës thirret në Artikullin 50 të Kapitullit për të drejtat themelore të Bashkimit Evropian, mekanizimi juridik “NE BIS IN IDEM”.

Askush nuk është i detyruar të gjykohet ose dënohet përsëri në procedurë penale për një vepër për të cilën ai ose ajo tashmë është liruar ose dënuar përfundimisht”, thotë artikulli 50 i Kapitullit për të drejtat themelore i Bashkimit Evropian.

Afrim Ismailoviç u arratis në vitin 2012, para vendimit të parë gjyqësor për rastin “Monstra”. Bashkë me të në arrati ndodhet edhe Alil Demiri. Ndonëse ishin liruar nga akuza mbi bazën e kthimit të procesit në rigjykim, Ismailoviç dhe Demiri kishin refuzuar të kthehen në Maqedoninë e Veriut me pretekstin e mos besimit ndaj organeve të drejtësisë. Në bazë të vendimit të fundit gjyqësor, Afrim dhe Agim Ismailoviç bashkë me Alil Demirin u dënuan me burg të përjetshëm për veprën terrorizëm.

Adrian Kerimi

.

Të Ngjajshme

Zaev pas takimit me Varhej: Nuk negociojmë për identitetin tonë!

admin

Gati amendamentet me të cilat do të ndryshohet teksti i Ligjit të Shtetësisë

admin

Diplomacia europiane: Hapni sa më shpejt negociatat me Tiranën dhe Shkupin

admin

Leave a Comment