January 28, 2022
Portali Shprehja

Prishtinë, nusja rrahët nga burri dhe vjehrra

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur ditën e mërkurë në Prishtinë.

Policia bën të ditur se një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehrra e saj, transmeton Telegrafi.

Tact Watches

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në shtëpi ishte sulmuar fizikisht nga të dyshuarit bashkëshorti i saj mashkull kosovar dhe vjehrra e saj e dyshuara femër kosovare. Si pasojë viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me tre fëmijët e saj për shkaqe sigurie me pëlqimin e saj është dërguar në strehimore”, njofton Policia.

Më tej, Policia bën të ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse e dyshuara nëna e tij është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

 

.

Të Ngjajshme

​Arrestohen dy të dyshuar për rrëmbimin e një 33-vjeçari në Drenas

admin

Një fëmijë ther me thikë një burrë në Dragash

admin

Arrestohet i dyshuari për tentim-vrasje në Prishtinë

admin

Leave a Comment