Prishtinë, UP mban manifestimin qendror

Universiteti i Prishtinës (UP) sot mban manifestimin qendror të shënimit të 50-vjetorit të themelimit.

Siç njofton UP, në ceremoninë e 50 vjetorit të UP-së të pranishëm do të jenë qeveritarë, rektorë ndërkombëtarë dhe vendorë, përfaqësues të misioneve diplomatike, donatorë e partnerë të tjerë.

Universiteti i Prishtinës është universiteti më i madh në Kosovë dhe njëri nga më të mëdhenjtë në rajon.

UP u themelua me Ligjin mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Kosovës më 18 nëntor 1969.

Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte një ngjarje historike për popullin e Kosovës dhe sidomos për kombin shqiptar. Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë , më 15 shkurt 1970 u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe data e 15 shkurtit u shpall Ditë e Universitetit të Prishtinës./KosovaPress/

.

Të ngjajshme

Aksidenti në Ramanli, tre të lënduarit vazhdojnë të mbeten në koma

shprehja

Lekatari: Përderisa gëzohemi kur fëmijët tanë shajnë, nuk duhet të kemi turp nëse ata dinë emrat e organeve të veta

shprehja

Ministri i brendshëm Naqe Çulev po bën plan për ta arrestuar Zaevin?

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë