October 4, 2023
Portali Shprehja

Probleme për Gjermaninë, Musiala humb dy ndeshjet e shtatorit

Një problem shumë serioz për Gjermaninë dhe trajnerin Hansi Flick. Talenti Xhamal Musiala nuk do të jetë në dispozicion të gjermanëve për shkak të një problemi me shpinën. Siç njofton federata, me një komunikatë zyrtare për media, mesfushori-sulmues do të kthehet në Munih, pa marrë pjesë në ndeshjen e planifikuar kundër Japonisë.

Musiala do të mungojë edhe në miqësoren e së martës së ardhshme kundër Francës. Për momentin, kombëtarja gjermane nuk ka shpallur një zëvendësues, siç ndodhi me rastin e Fullkrug, i cili u kthye në shtëpi dhe u zëvendësua nga Thomas Muller. Më herët, Xhamal Musiala, mesfushori sulmues i Bajern Munihut, ka trajtuar tema të ndryshme në një intervistë për “Sport Bild”, duke përfshirë të ardhmen e Kimihut.

“Xhoshua është lojtari më i uritur. Ai është gjithashtu i trishtuar kur humbet një ndeshje në stërvitje. Të gjithë mund ta admirojnë mentalitetin e tij, është një model për lojtarët e tjerë dhe ka ADN-në e Bayernit. Sigurisht që nuk mund ta imagjinoj largimin e tij”.

.

Të Ngjajshme

Armiku i jetëgjatësisë, qëndrimi ulur në të shumtën e rasteve

‘Emoji-t’ po vijnë në Gmail

Facebook dhe Instagram mund bëhen me pagesë

Leave a Comment