November 30, 2020
Portali Shprehja

Problemet me Benzema, Vinicus thyen heshtjen për herë të parë!

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior, ka thyer heshtjen dhe ka folur më në fund për incidentin me Karim Benzema. Ky i fundit u kap duke i thënë Mendyt që të mos i pasonte atij.

Kamerat fiksuan në ndeshjen Borussia M’Gladbah-Real Madrid sulmuesin Benzema duke i thënë Mendyt.  “Ai bën atë që dëshiron. Vëlla, mos luaj me të! Të betohem në jetën e nënës time. Ai po luan kundër nesh”.

Braziliani ka folur për ABC dhe ka theksuar se nuk ka probleme me sulmuesin francez. “Ishte thjesht zhurmë dhe zhurma nuk është për mua. Mes profesionistëve të futbollit ne e dimë shumë mirë se çfarë është. Ka kode që nuk i njihni. Unë dhe Karim nuk jemi vetëm shokë skuadre. Jemi profesionistë dhe e njohim mjedisin ku veprojmë. Marrëdhënia ime me të është e shkëlqyeshme”.

.

Të Ngjajshme

Javi Martinez hedh pikëpyetje mbi të ardhmen e tij te Bayern!

admin

Juventusi hedh sytë në Spanjë, përgatit ofertën për mbrojtësin e Atleticos

admin

E PABESUESHME! Homazhi i Messit për Maradonën fut në sherr dy gjigantët sportivë

admin

Leave a Comment