October 6, 2022
Portali Shprehja

Problemet me shëndetin, Justin Bieber ndërpret turneun e planifikuar

Justin Bieber ka njoftuar të martën se duhet të bëjë një pushim nga turneu i tij, pas problemeve me shëndetin.

Këngëtari i cili pezulloi turneun e tij në qershor pasi u diagnostikua me sindromën Ramsay Hunt, e bëri njoftimin në Instagramin e tij, transmeton Klankosova.tv.

“Pas pushimit dhe konsultimit me mjekët, familjen dhe ekipin tim, shkova në Evropë në përpjekje për të vazhduar turin”, thuhet në deklaratë. “Kam realizuar gjashtë shfaqje live, por me të vërtetë më kanë lodhur”.

Pas një performance në Brazil, Bieber ndër të tjera shkroi: “Lodhja më pushtoi dhe kuptova se duhet ta bëj shëndetin tim prioritet tani. Kështu që unë do të bëj një pushim nga turneu për momentin”, thuhet në deklaratë. “Do të jem mirë, por më duhet kohë të pushoj dhe të përmirësohem”.


Të Ngjajshme

Në këtë link mund të aplikoni për subvencion nga Qeveria për ngrohje

Që nga një shtatori deri tani vetëm nëntë vetura i kanë ndryshuar targat në RKS

Si ta aplikoni në mënyrën e duhur korrektorin e syve

Leave a Comment