November 29, 2021
Portali Shprehja

Problemet me zemrën, lajme aspak të mira nga Barcelona për Agüeron

Lajmet që vijnë nga “Catalunya Radio” për Kun Agüero, sigurisht që nuk janë pozitive. Sipas raportimeve nga transmetuesi spanjoll, argjentinasi tashmë është informuar se problemet e zemrës mund ta detyrojnë të tërhiqet nga futbolli.

Rasti i tij u krahasua me atë të futbollistes Caroline Graham Hansen, e cila ka kaluar disa analiza kardiologjike dhe së shpejti do të nisë procesin e rehabilitimit për t’u rikthyer në lojë. Megjithatë, tabloja kardiologjike e Agüeros duket më e komplikuar. Analizat, të cilave iu nënshtrua ditëve të fundit, treguan se patologjia nga e cila vuan argjentinasi është e papajtueshme me futbollin profesionist.

Tact Watches

33-vjeçari u detyrua të largohej nga fusha në ndeshjen ndaj Alavés, pasi pati shqetësime në gjoks dhe me frymëmarrjen. Lojtari do të vazhdojë t’iu nënshtrohet kontrolleve dhe testeve në muajt e ardhshëm, por siç raportohet nga “Catalunya Radio”, pesimizmi për rifillimin e aktivitetit konkurrues fillon të filtrohet.

.

Të Ngjajshme

Shevchenko jep “ok”, futbollisti i Kosovës mund të transferohet falas në Serie A!

admin

Sarri nuk ka dyshime, shpërfill Milan dhe Inter para Napolit: “Më falni, por me atë që pashë sot ju them…”

admin

VIDEO | Ronaldo në stol, Keane dhe Carragher zihen 5 minuta në TV: “Nuk është ai që ishte dikur…”

admin

Leave a Comment