April 12, 2021
Portali Shprehja

Problemet në radiologji, Filipçe: Po kërkojmë zgjidhje afatgjate

-Pres detaje nga drejtori, deri më tani nuk kam qenë i informuar që ka pasur ndonjë problem tek bërja e rezonancës magnetike tek fëmijët që gjithashtu kanë nevojë për anestezion, çfarëdo që të jetë do ta zgjidhim problemin, kështu u përgjigj ministri Venko Filipçe në pyetjen e TV Alsat për mungesën e pajisjeve për MRI në Institutin e Radiologjisë në Shkup.

Mirëpo kur u pyet se pse nuk po punon edhe aparati për rezonancë magnetike pranë spitalit “8 Shtatori”, ministri Filipçe tha se për problemet në fushën e radiologjisë po kërkohet zgjidhje përmes partneritetit publiko-privat.

“Shumë shpesh ndodh që këto aparatura të jenë të mbingarkuara, ky është një problem me të cilin ne ballafaqohemi një periudhë të gjatë dhe në këtë kuptim kjo kërkon një zgjidhje afatgjate. Për këtë ne kemi nisur një procedurë për studim fizibiliteti në lidhje me atë se çfarë nënkupton dhe cili do të ishin benefitet nga një partneritet publiko-privat në pjesën e radiologjisë, po presim rezultatet e studimit”, tha mes tjerash Filipçe.

.

Të Ngjajshme

Dimri kaloi, ndërkohë qeveria nuk arriti të formojë një grup pune për planin e subvencioneve për ngrohje

admin

Shtetësia, Zaevi nesër takon Selën dhe Gashin

admin

46 viktima dhe 687 raste të reja me Covid-19

admin

Leave a Comment