September 24, 2022
Portali Shprehja

Procedurat për tenderin për stacionin e filtrimit duhet të vazhdojnë

Gazetar: Mefail Ismaili

Qëndrimin e Bankës Evropiane për Investime që të vazhdojnë pa pengesa procedurat për ndërtimin e Stacionit për Filtrimin e Ujërave të zeza në Lumin Vardar, e mbështet edhe Ministra e Ekologjisë. Ministri Naser Nuredini thotë se patjetër duhet të respektohen pëlqimet e Bankës liderë të projektit.

“Ka rregulla, komisioni do të duhet të veprojë në bazë të rregullave të Bankës Evropiane për Investime, çdo fazë dhe vendim që merret nga Komisioni duhet të marrë pëlqim nga Banka Evropian për Investime… Dje dha një deklaratë Banka Evropiane për investime, unë do t’i përmbahem mendimit të Bankës dhe që të vazhdojmë me standardet ndërkombëtare siç ata e kërkojnë”, tha Naser Nuredini, Ministër i Ekologjisë.

Banka Evropiane për Investime, në përgjigje të pyetjeve për Alsat, thekson se nga faza e parë e projektit për ndërtimin e Stacionit pastrues të ujërave të zeza në Shkup janë respektuar të gjitha kushtet dhe obligimet e ndërmarra, ndërsa Komisioni për Evaluim i ka kryer të gjitha obligimet në mënyrë të përkushtuar. Por theksojnë se zhvillimet e fundit në Shkup mund të rrezikojnë grantin për ndërtimin e Stacionit.

“Përpjekjet që të rishikohet strategjia e furnizimeve pa arsyetim përkatës në këtë fazë të procesit të evaluimit, ose mos harmonizimi me parimet ekzistuese për besueshmëri, mund të shkaktojë zvarritje të madhe në procesin e furnizimeve dhe në këtë mënyrë mund të rrezikohet qasja tek fondet. BEI me padurim e pret përfundimin e suksesshëm e evaluimit i cili është në vijim dhe ndarjen e marrëveshjeve përkatëse pa asnjë anulim”, thonë nga Banka Evropiane për Investime.

Nga ana tjetër kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsoska, akuzon ish-drejtorin e Ujësjellësit dhe persona të tjerë përgjegjës se kanë bërë vepër penale gjatë procedurave të përgatitjes së tenderit. Por e pyetur nga gazetarët, nuk jep sqaron se për çfarë keqpërdorimesh bëhet fjalë.

“Nuk dëshiroj të luaj as si prokuror as gjykatës, siç thash dokumentet dorëzohen, ata dokumente ka kush i vlerëson, kualifikim të veprave nuk jap unë si kryetare, le të ketë prezumim të pafajësisë le të ketë, le të veprojnë dhe le të tregojnë vetë organet para drejtësisë se çka ka?”, ka thënë Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit.

Sipas Arsovskës tashmë disa ditë në Ndërmarrjen Publike Ujësjellësi dhe Kanalizimi është e pranishme Policia Financiare dhe Prokuroria.

Ndërtimi i Stacionit për pastrimin e ujërave të zeza në Lumin Vardar është projekt që kushton 136 milion euro dhe financohet nga Banka Evropiane për investime, Banka Evropiane për zhvillim dhe ripërtëritje, si dhe nga Komisioni Evropian përmes Kornizës investuese për Ballkanin Perëndimor.

Stacioni parashikohet të ndërtohet në hapësirë prej 13 mijë hektarë dhe do të ketë rol që të pastrojë ujin e Lumit nga ndotjet për 90%./ Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Keqpërdorimi me çmimet, shteti ngre duart

admin

Rrahje mes të miturve në Shkup, MPB del me detaje

admin

Bastisje në rrethinën e Gjevgjelisë, arrestohen dy persona për posedim të armëve dhe lëndëve narkotike

Leave a Comment