January 28, 2022
Portali Shprehja

Profesori e bën për spital nxënësin nga Struga, arrestohet nga policia

Një nxënës i vitit të dytë në gjimnazin Ibrahim Temo në Strugë ka përfunduar në spital pasditen e sotme pasi një profesor e ka goditur me mjet të fortë (boks hekuri). Siç thonë për Alsat mësues të tjerë të shkollës, ngjarja ka ndodhur pas orës 13, gjegjësisht para fillimit të turnit të dytë.

Menjëherë është thirrur policia, pas së cilës profesori i dyshuar është ndaluar. Nxënësi i cili vjen nga Veleshta, me lëndime të rënda është transferuar në repartin kirurgjik të spitalit të përgjithshëm në Strugë. Nga spitali njoftojnë për Alsat se ai është pranuar me lëndime dhe gjakderdhje në anën e majtë të kokës dhe aktualisht është në vetëdije./ALSAT

Tact Watches

Të Ngjajshme

Nga 1 shkurti do të rikthehet transporti publik në Kumanovë

admin

Sedat Ramadani largohet nga LB / E humbëm identitetin me të cilin na njihnin njerëzit!

admin

Alsat: BDI-ja e harroi në burg Rexhail Qerimin!

admin

Leave a Comment