April 16, 2021
Portali Shprehja

Prokuroria kërkon burgim për Mijalkovin dhe të pandehurit e tjerë për prokurimin e paligjshëm të pajisjeve të përgjimit

Prokuroria kërkon që gjykata të dënojë me burg ish-drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov dhe ish punonjësit e Ministrisë së Brendshme, Goran Grujevski, Toni Jakimovski dhe Nebojsha Stajkoviç. I akuzon se kanë abuzuar me pozitat e tyre zyrtare gjatë prokurimit të pajisjeve të përgjimit përmes kompanisë “Finzi” në vitin 2010. Sistemi i monitorimit të komunikimeve nuk është prokuruar nga policia, por nga kompania private Finzi. Në të kishte vetëm një punonjës – piktori Kosta Krpaç, i cili përndryshe bëri vetëvrasje pesë vjet më parë. Sipas prokurorisë, vendimi që pajisjet t’i prokurojë “Finzi” ka shkaktuar dëm prej 860 mijë eurosh. Për më tepër, me anekset e kontratës bazë, i janë paguar edhe mbi 280 mijë euro për mirëmbajtjen e sistemit.

Secili nga të pandehurit duhet ta kompensojë shumën e dëmit, si edhe atë: I pandehuri Sasho Mijalkov 11 milion e 567 mijë denarë. Goran Grujevski 11 milion e 567 mijë denarë. I pandehuri Nebojsha Stajkoviq 6 milion denarë dhe i pandehuri Toni Jakimovski 7 milion e 996 mijë denarë. “

Dhe derisa prokuroria tentonte për katër vitet e fundit të dëshmojë se pronari i fundit i kompanisë “Finzi” në vend ishte Mijallkov dhe se në kompani derdhen mjete “of-shor” nga Qiproja, avokatët e tij janë të bindur se prokuroria nuk ka prova.

Konkluza e mbrojtjes është se nuk ka prova që të akuzuarit e kanë kryer veprën penale”.

Prokuroria, përveç që kërkoi që të akuzuarit të shpallen fajtorë, gjithashtu kërkoi që të konfiskohen para nga dy llogari në vlerë prej rreth 15 mijë eurosh, si dhe makinë Audio A4, e cila vlerësohet rreth 15 mijë euro. Megjithatë, prokurorët nuk treguan për çfarë llogarie bëhet fjalë. Mbrojtja duhej të japë fjalët përmbyllëse të hënën e ardhshme, por gjykata e shtyu më 5 prill.

Bojan stojanovsaki

.

Të Ngjajshme

Zaev: Besoj se arritëm marrëveshje për Ligjin për shtetësi

admin

“Souftueri”, arrest shtëpiak për Rashkovskin

admin

“Rashkovski”, Zaev: Të gjithë jemi të barabartë para ligjit, të mos ketë dilema

admin

Leave a Comment