January 28, 2022
Portali Shprehja

Prokuroria kërkon paraburgim për Mijallkovin

Nga Prokuroria Themelore Publike sot njoftuan se pas vendimit të Gjykatës së Apelit ku u pranua ankesa e Mijallkovit dhe i lirua nga paraburgimi, në Gjykatën Penale parashtroi Propozim për caktimin e masës së paraburgimit për Mijallkovin.

Në njoftim thuhet se Mijallkov është i propozuar për veprën penale “Larje parash” që është e dënueshme sipas Kodit Penal, ndërsa për opinionin kjo lëndë gjyqësore njihet se “Parcelat në Vodno”.

Tact Watches

Nga PTHP sqarojnë se prokurori edhe pse ka dhënë garanci dhe janë caktuar masa për sigurim, ende ka rrezik për arrati dhe për këtë shkak, nga PTHP kërkojnë paraburgimin e tij.

Kujtojmë se sot Mijallkov me vendim gjyqësor u lirua nga paraburgimi edhe pse është i dënuar me 20 vite burgim, ndërsa vendimin gjyqësor e komentuan shumica e politikanëve nga opozita e pozita.

Të Ngjajshme

Nga 1 shkurti do të rikthehet transporti publik në Kumanovë

admin

Sedat Ramadani largohet nga LB / E humbëm identitetin me të cilin na njihnin njerëzit!

admin

Alsat: BDI-ja e harroi në burg Rexhail Qerimin!

admin

Leave a Comment