October 2, 2022
Portali Shprehja

Prokuroria kërkon paraburgim për një person nga Shkup, dyshohet se dhunoi tre fëmijë

Prokuroria Themelore kërkon paraburgim për shkupjanin 20-vjeçar i cili dyshohet se ka dhunuar tre fëmijë. Ngjarja ka ndodhur me 9 shtator, para një shkolle të mesme në Kisella Vodë.

“Përderisa njëri nga fëmijët e dëmtuar 15 vjeçar ishte ulur në bar-kafe me shokët e klasës, i dyshuari së bashku me dy persona të tjerë të panjohur ka hyrë brenda dhe e ka kapur fëmijën nga qafa dhe me forcë e ka nxjerrë jashtë.

Duke e shtrënguar në qafë, ai e ka çuar në garazhe nëntokësore në afërsi dhe e ka goditur me grusht në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime të rënda fizike – thyerje të dy dhëmbëve të përparmë, buzë të çara dhe tronditje në tru. Më pas i dyshuari, i shoqëruar nga dy persona të tjerë, ka hyrë në oborrin e shkollës, i është afruar dy fëmijëve të tjerë 15-vjeçarë, i ka goditur me shuplakë dhe grusht dhe u ka shkaktuar lëndime fizike.

Dhuna e të dyshuarit ka shkaktuar frikë dhe pasiguri tek nxënësit e pranishëm dhe tek dëshmitarët e tjerë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

.

Të Ngjajshme

Turqia dënon aneksimin e paligjshëm të territoreve ukrainase

Aneksimi, Rusia vendos veto për rezolutën

Ankohen përmbaruesit, kërkojnë paradhënie

Leave a Comment