August 17, 2022
Portali Shprehja

“Prokuroria nuk më kap dot”, hakeri hynë në profilet e gazetarëve në Instagram: Kam një këshillë për ju

Një haker në Greqi është kthyer në makth edhe për mediat. Ai ka mundur që të hakojë disa llogari në rrjetet sociale të gazetarëve të ndryshëm. Një nga viktimat e këtij hakeri është edhe gazetari Nikos Misiris i cili pati edhe një komunikim të gjatë me “hajdutin” online për të bërë të mundur rikthimin e llogarisë së tij në Instagram.

Nikos Misiris u përpoq ta bindte që t’ia kthente llogarinë e hakuar kolegut të tij dhe hakeri më në fund ra dakord, megjithëse në të njëjtën kohë, siç do të lexoni në mesazhet që ata shkëmbyen, ai u përpoq të vidhte bitcoin duke fituar akses në emailin e një përdoruesi tjetër.

Gazetari e paralajmëroi se pas publikimit të çështjes dhe ankesave të bëra në Prokurorinë e Krimeve Elektronike, autoritetet janë në kërkim të tij. Hakeri nuk ka shfaqur shumë interes, madje ka thënë se Prokuroria e kërkon prej shtatë vitesh dhe nuk ka mundur ta gjejë. Ai gjithashtu i këshilloi viktimat e tij që të ndryshonin fjalëkalimet e tyre të emailit, sepse kështu ai arriti të hynte në llogaritë e tyre.

Pyetjes së Nikos Misiris, nëse do të arrinte të nxirrte bitcoin-in, njeriu mendjemprehtë iu përgjigj jo, sepse duhej të priste 48 orë, të ndryshonte një kod dhe ta rrezikonte, pasi rregulli që ai ndjek për të mos rënë në sy është hidhni pajisjet të cilat ai i përdor çdo 24 orë.

Duhet të theksohet se hakerat normalisht hapin një dialog me viktimat e tyre të mundshme dhe nuk dërgojnë mesazhe të automatizuara. Para se ta bëjnë, ata kopjojnë personazhin, pra mënyrën se si pronari i llogarisë në Instagram përgjigjet dhe i drejtohet vetes, dhe fillojnë të komunikojnë në të njëjtën mënyrë.

Në këtë mënyrë ata fitojnë menjëherë akses në profile të tjera, ndërsa aksesi tek pronari i vërtetë bëhet i pamundur. Më pas ata tentojnë të nxjerrin shuma parash duke dërguar mesazhin e mëposhtëm: “A mund të transferoni 740 € në llogarinë time?” Do t’ju dërgoj nesër në mëngjes kur të marr një kartë të re 760 €. Nesër patjetër…”

Një mesazh tjetër që ata dërgojnë është ky: “A mund të bëni një transfertë 1300 euro në një llogari?” Nesër në mëngjes kur të shkoj në bankë do t’ju jap 1320 euro. Sigurisht që nesër në mëngjes kur të shkoj të marr një kartë të re”.

.

Të Ngjajshme

FIFA pezullon Indinë nga garat e futbollit

Kasami: BDI për 20 vite nëpërkëmbi veteranët e UÇK-së, shkeli mbi dinjitetin e tyre

admin

Partitë në pushtet nuk kanë konsensus për rekomandimet historike me Bullgarinë

Leave a Comment