15.5 C
Skopje
September 22, 2019
Informacione Vendi

Prokuroria Speciale ngre alarmin, nëse shfaqen përgjime të reja…

Prokuroria Speciale Publike në Maqedoninë e Veriut sot për mes një njoftimi ka bërë të ditur se nëse shfaqen përgjime të reja, ky institucion nuk do të bartë përgjegjësi.

Një njoftim theksohet se egzistojnë dyshime lidhur me kontrollin mbi përgjimet që i posedon kjo prokurori.

“Nëse s’arrihet të emërohet Prokuror i ri Special u.d. shef i PSP-së në mënyrë tjetër ligjërisht nuk zgjidhet statusi i PSP-së.

Pas 15 shtatorit të gjithë prokurorët –ndihmësit e Katica Janevës, me fuqi të ligjit, do të duhet të kthehen në prokuroritë nga kanë ardhur, mirëpo në PSP dë të vazhdojnë të punojnë rreth 70 të punësuar tjerë.

Të gjithë ata që kanë vendime për marëdhënie pune deri më 15 shtator të vitit të ardhshëm do të jenë dëshmitarë të kësaj situate absurde: do të ekzistojë institucioni si i tillë pa shef, ndërsa me posedim të një numri të madh të përgjimeve. Nga këtu është ngritur edhe alarmi nga PSP-ja për urgjencën e zgjidhjes së këtyre hapësirave ligjore”, thuhet në njoftim. (INA)

Artikuj të ngajshëm

Arrin grupi i ri i vullnetarëve amerikan

shprehja

Parafushata s’mund të ndalet, PZAP e hedh një ankesë si të palejuar

shprehja

Kërkohet dorëheqja e ministrit dhe një drejtori të Qeverisë së Zaevit

shprehja