June 27, 2022
Portali Shprehja

Propaganda ruse: Në Ukrainë janë vrarë 60 kosovarë, 40 ushtarë nga Shqipëria…

Milan Knezheviq nga Fronti Demokratik malazez në një shkrim në Twitter thotë se, nga tërë bota në Ukrainë janë angazhuar rreth 7 mijë mercenarë.

Tact Watches

Knezheviq në listën e publikuar thekson se nga Kosova janë angazhuar 156 ushtarë, por që deri më tani thotë se janë vrarë 60 prej tyre.

Përveç Kosovës, aty thuhet se janë vrarë edhe 40 ushtarë nga Shqipëria, 19 nga Maqedonia e Veriut dhe 51 nga Kroacia.

Qysh në fillimet e agresionit ushtarak në Ukrainë, ka pasur dezinformata rreth angazhimit të shqiptarëve në lufën e Ukrainës.

I pari i diplomacisë së Moskës, Sergei Lavrov, pati deklaruar se nga mercenarë nga Kosova dhe rajoni po angazhohen në frontet e luftës.

Mirëpo, një gjë e tillë ishte mohuar kategorikisht nga të gjitha institucionet e rajonit, e veçanërisht të Kosovës.

Knezheviq është njëri nga pjesëmarrësit në grushtshtetin e ndihmuar nga dy agjentë të GRU-së ruse – Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov (Moiseev) – për ta rrëzuar qeverinë demokratike të Milo Gjukanoviqit në tetor të 2016-së. /Albinfo.ch

 

Të Ngjajshme

Sveçla: S’ka asnjë shtetas kosovar duke luftuar në Ukrainë

admin

Analiza e The Times/ Boris Johnson paralajmëroi Macronin në takimin e G7: Mos i krijo Putinit hapësirën për të manipuluar

admin

Kryetari i Preshevës nesër viziton nesër Kadri Veselin në Hagë

admin

Leave a Comment