March 21, 2023
Portali Shprehja

Propozimi europian, Rama: Gjëja më e mirë mund t’i ndodhë Kosovës dhe Serbisë

“Shqipëria po sheh me admirim përpjekjet e Bashkimit Europian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Ky është mesazhi që u ka përcjellë kryeministri Edi Rama përfaqësuesit të lartë të BE-së për Çështjet e Jashtme Josep Borrell dhe komisionerit Oliver Varhelyi, në konferencën për mediat të mbajtur në kuadër të Këshillit të Stabilizim-Asociimit që këtë vit u mbajt në Tiranë.

Propozimi europian, sipas Ramës, është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës dhe Serbisë.

“As njëra palë dhe as tjetra nuk do t’ia lejojnë vetes të mos e përqafojnë plotësisht dokumentin dhe programin e implementimit të tij. BE, përmes jush dhe SHBA, i kanë ofruar Kosovës dhe Serbisë dhe rajonit një rrugë të re,” deklaroi Rama.

Ndërsa, sa i përket Shqipërisë, sipas kreut të qeverisë, “gjërat kanë shkuar sipas parashikimeve” sa i përket proceseve euro-integruese të vendit.

.

Të Ngjajshme

Kjo do ju interesoj më shum duhanpirësve! 10 ushqimet që pastrojnë trupin nga nikotina

Sonte zyrtarisht nis stina e pranverës

5 vendimet që duhet t’i merrni para moshës 30-vjeçare, përndryshe jeta do ju shkoj për kot!

Leave a Comment