June 27, 2022
Portali Shprehja

Propozimi francez, dita “D” në Bullgari

Gazetar: Luka Andreev

Tact Watches

Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme i Bullgarisë, tashmë i ka të gjitha  dokumentet e nevojshme për të shqyrtuar propozimin francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, i cili parashikon heqjen e vetos në kornizën negociuese për Maqedoninë. Ministria e Jashtme bullgare ka konfirmuar për media se dokumenti i fundit i kërkuar, i cili pritet të nënshkruhet nga të dyja palët, tashmë është dorëzuar në shërbimet parlamentare. Por, sipas orarit të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Bullgarisë, ende nuk është caktuar seanca e Komisionit për Punë të Jashtme.

“Pres që Komisioni i Politikës së Jashtme të mblidhet në çdo moment për të formuluar qëndrimin e tij në lidhje me Këshillin, i cili do të fillojë pas disa ditësh në Bruksel, dhe për të ditur se me çfarë qëndrimi do të shkojë atje kryeministri bullgar, tha Iliana Jotova – Zëvendës/presidente e Bullgarisë.

Nëse Komisioni nuk vendos ndryshe, Ministria e Jashtme ka njoftuar tashmë se përfaqësuesi i përhershëm i Bullgarisë në BE, në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, nesër do t’i përmbahet vetos.

Deri më tani, një këndvështrim pozitiv për propozimin francez ka ardhur nga partitë në koalicionin qeverisës, i cili duke pasur parasysh raportin e fuqive në komision, kanë gjithsej 8 nga 17 deputetë. Ndryshe nga ta, partia e GERB e Borisovit, “Ka një Popull të Tillë” e Slavi Trifonovit dhe partia e djathtë Rilindja, kanë shtatë deputetë dhe dy vijnë nga partia Partia Demokratike, e cila më parë mbështeste zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Shkupin.

Derisa pritet të mblidhet Komisioni për Politikë të Jashtme, për nesër është caktuar seancë plenare, me një pikë të vetme të rendit të ditës – votimin e mosbesimit për Qeverinë e udhëhequr nga Kiril Petkov. /alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Vendet e G7-së ndalojnë importin e arit nga Rusia

Golden Stejt, nga 450 mln shkon në 5.5 miliardë dollar!

Medison Kejs, anulon pjesëmarrjen në Uimbëlldon

Leave a Comment