February 8, 2023
Portali Shprehja

Protesta në Sofje në mbështetje të bullgarëve në Maqedoni

Sot në mesditë do të protestohet në mbështetje të Hristijan Pendikov, sekretarit të klubit bullgar “Borisi i tretë” në Ohër dhe të drejtave të bullgarëve në Maqedoni.

Protesta është paralajmëruar nga përfaqësuesi bullgar në Parlamentin Evropian dhe bashkëkryetari i VMRO-së, Angel Xhambaski. Ata të dy kërkuan ndërprerjen e menjëhershme të negociatave të anëtarësimit të vendit në BE.

Deputeti i Parlamentit Evropian njoftoi se anëtarët dhe simpatizantët e VMRO-së do të protestojnë sot në mbrojtje të të drejtave të bullgarëve që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në Ohër të Maqedonisë po zhvillohen protesta pasi dy ditë më parë 21-vjeçari Hristijan Pendikov u sulmua në një restorant nga tre persona nga Ohri. Sipas eurodeputetit bullgar Andrej Kovaçev, sulmuesit e ofenduan Pendikovin dhe e kërcënuan se do ta vrisnin sepse ai është bullgar dhe punon në qendrën kulturore.

Mbrëmë sulmuesit janë ndaluar nga policia. Mëngjesin e sotëm sekretari u transportua me një avion qeveritar për t’u trajtuar në një spital në Sofje.

Për dy vjet, Bullgaria kishte fuqinë për të vënë veton ndaj ofertës së Maqedonisë për anëtarësim në BE, sepse nuk mendonte se Maqedonia ishte gati. Por kur qeveria maqedonase ra dakord të bënte disa ndryshime, Bullgaria hoqi veton e saj./ina/

.

Të Ngjajshme

Tërmeti vdekjeprurës, Turqia hap dy pika të tjera kufitare me Sirinë

Taravari: Kemi marrëveshje me LSDM-në, nesër ose pasnesër do ta thirri kryesinë e partisë

admin

Mickoski dhe Gashi takohen në Kuvend (VIDEO)

admin

Leave a Comment