Protestojnë bujqit e Gazi Babës, bllokojnë bulevardin Aleksandar Makedonski

Bujqit e komunës Gazi Babë dhe Haraçinë sot, me fillim në ora 13 e 30 do të bllokojnë hyrjen e Shkupit, respektivisht bulevardin Aleksandar Makendoski. Protesta e tyre në këtë formë, do të zhvillohet për shkak të mos pagesës së dëmeve nga reshjet e breshrit në vitin 2018. Ata shprehen të zhgënjyer nga institucionet përkatëse të cilat, sipas bujqve po tallen me mundin e tyre. Madje, shumë prej tyre ankohen se të mbjellat i kishin kryer me borxhe të cilat tashmë dy vite nuk mund ti shlyejnë.

Bujqit, protestuan edhe të premten e kaluar para Ministrisë së Bujqësisë. Në takimin me përfaqësuesit e këtij institucioni u tha se do të shqyrtohen të gjitha pengesat e pagesës së dëmeve por akoma nuk është gjetur zgjidhje.

.

Të ngjajshme

​Numër rekord të huajsh në Gjermani

shprehja

Ligji për Prokurorinë, Bërns: Partitë politike t’i tejkalojnë interesat partiake

shprehja

OKB takim urgjent për situatën në Siri

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë