January 21, 2021
Portali Shprehja

Prova e parë e makinës fluturuese rezultoi me sukses në Japoni

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Sky Drive Inc e zhvilloi demonstrimin e saj publik më 25 gusht, në Toyota Test Field.

Bëhet e ditur se ky ishte edhe demonstrimi i parë publik i një makine fluturuese japoneze.

Makina e quajtur SD-03, e drejtuar me një pilot, u ngrit dhe qarkulloi fushën për katër minuta, raporton CNN.

“Jemi të lumtur që e kemi arritur për herë të parë në Japoni zhvillimin e një makine fluturues, prej se e kemi themeluar SkyDrive”, tha shefi ekzekutiv, Tomohiro Fukazawa.

“Ne duam ta bëjmë të mundshëm një makinë fluturuese që në të ardhmen të shërbejë si transport i sigurt në shoqëri”, u shpreh ai.

SD-03 është automjeti më i vogël elektrik dhe flutures, dhe zë hapësirën për parking gati sa dy makina të zakonshme.

Automjeti ka tetë motorë për t’ju siguruar njerëzve sigurinë për shkaqe emergjente.

Të Ngjajshme

Shoferin e merr gjumi në Tesla, vetura e çoi vetë në shtëpi

admin

Çfarë po ndodh me WhatsApp dhe pse njerëzit po frikësohen për privatësinë

admin

Zbulohet sekreti i logos së Apple në iPhone, videoja bëhet hit

admin

Leave a Comment