March 25, 2023
Portali Shprehja

Provokoi kartonin e kuq të Kumbullës, tifozët e Romës ia nxjerrin dufin gruas së Berardit. I urojnë abortin, publikon mesazhin e turpshëm

I uruan të abortonte, ta humbiste fëmijën që mban në bark dhe pret ta sjellë në jetë. Francesca Fantuzzi është gruaja e Domenico Berardit dhe kur dje brohoriti në rrjetet sociale për golin e bashkëshortit të saj nga penalltia në “Olimpico”, kishte nga ata që thjesht nuk ia dolën të abstenonin nga komentet më vulgare që mund të bënin.

Zemërimin e tyre për mbrëmjen e keqe të Romës kundër Sassuolos e shfrynë kundër gruas së sulmuesit italian, i cili pësoi një faull ekstrem nga Marash Kumbulla (në rastin e penalltisë), sikur të ishte mëkat të lumturohesh me suksesin e bashkëshortit.

Ata u zemëruan me të edhe për një arsye tjetër: qëndrimin provokues, sipas lojtarëve të Romës, që arbitri Fabbri nuk e pa në përjashtimin me të kuqe të mbrojtësit Kumbulla për një goditje ndaj kundërshtarit.

Goli për disavantazhin 1-3, i shënuar nga sulmuesi nga Emilia, shkaktoi irritim te tifozët verdhekuq, të cilët prisnin diçka tjetër nga ekipi i tyre. Një kundërshtar brenda mundësive, siç tregohet nga shifrat në renditje. Ndeshje në shtëpi për t’u shfrytëzuar, për të marrë një fitore të rëndësishme dhe konsoliduar pozitat në zonën e Champions-it.

Ishin të gjithë përbërësit për ta trajtuar si duhet këtë mbrëmje. Në vend të kësaj, skuadra e José Mourinhos (në tribunë për shkak të pezullimit me dy ndeshje) bëri “harakiri”, duke u përballur me një humbje të papritur që e lë në vendin e pestë të Serie A, 2 pikë larg nga Lazio (kundërshtar i radhës në derbi) dhe me Milanin që sot përballet me Salernitanën në “San Siro”.

ROME, ITALY – MARCH 12: Marash Kumbulla of AS Roma in shown the red card by the referee during the Serie A match between AS Roma and US Sassuolo at Stadio Olimpico on March 12, 2023 in Rome, Italy. (Photo by Fabio Rossi/AS Roma via Getty Images)

Dhe duke qenë se më e keqja nuk ka kurrë fund, përveç gjërave që nuk shkuan si duhet në fushë, kishte edhe të tjera të qortueshme jashtë drejtkëndëshit të gjelbër, brenda atij universi shoqëror në të cilin ka gjithçka. Menjëherë pas postimit të videos së festimit të golit të Berardit, gruaja e tij Francesca Fantuzzi zbuloi një mesazh absurd mes njoftimeve: “Kush e di nëse do të lindë…, ndonjëherë nuk ndodh”.

Referencë e qartë për shtatzëninë e gruas së Berardit, e cila nuk e la veten të frikësohej dhe as heshti përballë asaj fyerjeje. Ajo ka rishpërndarë mesazhin, duke lënë edhe foton dhe emrin e të interesuarit, duke shtuar një përgjigje të thjeshtë, të drejtpërdrejtë, të qartë në fund: “Urime! Edhe ti je baba! Pa koment! Por a duam ta ndalojmë këtë histeri?”

Nuk është hera e parë që ajo detyrohet të mbajë qëndrim publikisht për urrejtësit virtualë, “luanët” klasikë të tastierës.

.

Të Ngjajshme

EURO 2024 | Pjesët e para. Franca goleadë, Lukaku hesht Stokholmin. Çekia çmonton Poloninë e Lewandowskit (PAMJET)

admin

Messi vs Ronaldo, sfida e pafund edhe me kombëtaret: mesatarja e golave shpërblen kampionin e botës deri tani!

admin

EURO 2024: Mbappe spektakolar, Holanda pëson disfatë. Lukaku kthehet bishë te Belgjika, hat-trick ndaj Suedisë! Qan Lewandowski… (PAMJET)

admin

Leave a Comment