June 27, 2022
Portali Shprehja

Pse Braçe vë duart në kokë?

Reagim nga ajo ç’dëgjoi për kreun e FSHF-së mbi bastet sportive

Tact Watches

Një ballafaqim me faktin se kreu i FSHF-së kërkon rikthimin e basteve sportive, ka bërë që “hasmi” i tij, deputeti socialist Erion Braçe, të vërë duart në kokë.

Ndodhi kjo në studion e Report Tv, ku ai po komentonte çështje të mprehta të ditës.

“A e kuptoni në ç’pikë jemi? Presidenti i FSHF, e vetmja federatë në Europë që ka një vendim në fuqi nga të gjitha shkallët hierarkike nga organizmat ndërkombëtar të futbollit dhe gjykata sportive për fiksim të rezultateve sportive….

Ky kërkon rikthim të basteve në këtë vend; ky që vetëm katër vite më parë mori një vendim për shkak të rezultateve të trukuara në futboll për nevojat e basteve, del e kërkon që të rikthehen bastet në këtë vend.

Ça t’iu them unë, që një pjesë aty brenda FSHF kanë luajtur baste në kohë të ndryshme. E thonë aktorë të ndryshëm. Janë të përfshirë në këtë, janë të shkruara. Këta duan të bëjnë sport apo baste?!”, tha Braçe.

Ish-zëvendëskryeministri theksoi se është kundër rikthimit të tyre she shtoi gjithaashtu se autoritete duhet të marrin masa për të goditur bastet që po luhen në mënyrë të paligjshme, nga të njëjtët kriminelë që i kanë pasur pika fizike më parë.

“Po pastrohen para përmes basteve në të zezë, siç pastroheshin legalisht po pastrohen tani që u kanë të njëjtat figura kriminale”, tha Braçe.

Të Ngjajshme

Kryetari i Preshevës nesër viziton nesër Kadri Veselin në Hagë

admin

Zvogëlohet fuqia punëtore në Shqipëri – emigruan mbi 220 mijë qytetarë për 6 vite

admin

PDK me fjalë të mira për vizitën e Konjufcës në Hagë

admin

Leave a Comment