April 16, 2021
Portali Shprehja

Pse emri i preferuar nga VIP-at për fëmijë në 2021 është Blu/ Blue

Për herë të parë e kemi parë në filmin ‘Gone With The Wind’, ku vajza e protagonistes Scarlett O Hara, quhej Bonnie Blue Butler. Nuk dimë nëse ky ishte frymëzim edhe për personazhe të tjerë të huaj, por kur Beyonce e quajti të bijën, Blue Ivy, emri u bë shumë i dashur dhe i famshëm, megjithëse ishte përdorur edhe më herët nga personazhe të suksesshëm.

Në listën e personazheve të tjerë të huaj që kanë zgjedhur këtë emër për fëmijët janë: Cher, e cila quajti djalin e saj Elijah Blue Allman, më 1976-ën dhe John Travolta që ka zgjedhur këtë emër për të bijën, Ella Blue Travolta, e lindur në vitin 2000.

Por edhe persoanazhet publikë shqiptarë nuk kanë ndalur përballë tundimit për një emër të veçantë. Ledri dhe Sara e kanë pagëzuar të bijën me emrin Poem Blu, ndërsa sot Afërdita dhe Jakub zbuluan për WHO se djali i tyre quhet Sky Blue.

Për ata që nuk e dinë, ngjyra blu simbolizon zgjuarsinë, forcën dhe shërimin. Mbase kjo është edhe arsyeja pse ky emër po bëhet kaq popullor, për më tepër është edhe unisex.


Të Ngjajshme

Vdes në moshën 52 vjeçare aktorja e “Peaky Blinders”

admin

May-Linda Kosumovic e Rozafa Çelaj bëhen pjesë e serialit ndërkombëtar “Welcome to Utmark”

admin

Sa shumë është shëndoshur Kumrije Mustafa

admin

Leave a Comment