Nëse mendoni se jeni i vetmi që jeni duke pasur probleme me thinjen e parakohshme të flokëve, e keni gabim, shkruan “HealthHarvard”.
Përpos që është e pakëndshme ta shihni, kjo gjendje mund të jetë e ndërlidhur me probleme tjera, transmeton lajmi.net.
Mungesa e vitaminës B12 mund të jetë një nga shkaktarët kryesorë. Ekspertët thonë se konsumimi i vezëve, tonit, biftekut dhe salmonit do e parandalojë zbardhjen e parakohshme të flokëve.
Problemet me gjëndra tiroide gjithashtu ndikojnë në zbardhjen e flokëve, flokë shumë të thata ose shumë të yndyrshme.
Konsumoni ushqime të pashëndetshme më shumë se të shëndetshme. Ushqimet e shpejta kanë vlera të pakta ushqyese që i nevojiten trupit dhe kjo do të qojë në zbardhjen e flokëve si shkak i stilit të papërshtatshëm të jetesës.
Stresi gjithashtu shkakton zbardhje të flokëve sepse stresi ndikon në prodhimin e qelizave të reja dhe shkakton vdekjen më të shpejtë të qelizave duke e plakur trupin më herët.

Zbardhja e flokëve mund të jetë gjithashtu trashëguese. Ky është një ndryshim që prekë edhe adn-në e personit, prandaj është shumë e mundur të jetë trashëguar nga prindërit.
Përdorimi i shampove, ngjyrave të flokëve ose produkteve të tjera të flokëve, mund të shkaktoj gjithashtu zbardhjen si pasojë e dëmtimit të thellë në rrënjën e flokut duke e bërë atë që të humbas pigmentin e vet natyral. /Lajmi.net/